"Vreshtat e Stone Castle dhe Veraria për ne bart një ndjenjë të veçantë të vendit tonë, historisë, traditës dhe cilësisë së bërë nga një ekip me talent të lartë që krijojnë themelet për asgjë tjetër përveç përsosmërisë. Duke pas parasyshë këtë, produktet tona do të ndihmojn në përçimin e imazhit pozitiv të Kosovës, të njerëzve tanë, potencialeve dhe aftësive.”
Që nga viti 1953 kemi nisur rrugëtimin tonë për të sjellë atë që sot njihet si vera më e mirë në Kosovë. Për gjenerata me radhë kultivuam më të mirën që na e dha natyra, me një traditë të trashëguar brez pas brezi, nga më i vjetri tek më i riu
"Është në traditën tonë të nderojmë mysafirët, ku ka mënyrë më të mirë se me një shishe verë”
Avdi GecajStone Castle ofron zgjidhjen më të mirë të verërave me një kapacitet prodhues deri në 13 milion litra në vit, duke e zgjeruar atë edhe përtej kufijve të Evropës duke qenë prezent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Afrikën e largët.