100 % Shqip

100 % Shqip

December 4, 2018

Në muajin nëntor, Stone Castle ishte pjesë e iniciativave të shumta të cilat u ndërmorën për të mbështetur sa më shumë konsumin e produkteve vendore.

Fillimisht me 27 nëntor, Stone Castle iu bashkëngjit Panairit “Blej Shqip” i cili është mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Panairi u organizua nga komuna e Prishtinës dhe qëllimi i tij ishte fuqizimi i prodhuesve vendor dhe vetëdijesimi i qytetarëve për të konsumuar prodhime shqiptare.

Stone Castle kishte kënaqësinë të prezantojë produktet në këtë organizim më një zbritje promocionale, në një ambient të ngrohtë të përcjellur me muzikë popullore shqipe. Panairi zgjati tri ditë deri më 29 nëntor.

Në ndërkohë për Ditën e Flamurit me 28 Nëntor, Stone Castle Wine Shop organizoi degustim të verës falas, vizitorët kishin mundësin të blejnë verërat Gjergj Kastrioti- Vranac i lashtë dhe Shiraz me një zbritje prej 28%.

Në vazhdimësi Stone Castle do të ketë 10% zbritje deri në fund të muajit dhjetor për të vazhduar me përkrahjen e kësaj iniciative me rëndësi të madhe për zhvillimin e vendin tonë.