Stone Castle me krenari ka prezantuar “Koseco” verën e parë shkumbore të prodhuar në Kosovë

Koseco

Stone Castle me krenari ka prezantuar “Koseco” verën e parë shkumbore të prodhuar në Kosovë

February 14, 2018

Me rastin e 10 vjetorit të pavarsisë së Kosovës, Stone Castle plot krenari ka prezantuar “Koseco” verën e parë shkumbore të prodhuar në Kosovë.

Koseco është verë shkumbore e përpunuar me llojin e rrushit Riesling një varietet tipik i rajonit të Rahovecit.

Me shekuj të tërë vera shkumbore njihet si një pije e cila hapet në momente të cilat ia vlen të mos harrohen, momente festive dhe elegante. Festimi i 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës me verën shkumbore të parë vendore ishte hap i rëndësishëm për Stone Caslte.