Stone Castle dhe Zero Pozitive Publicis ndihmojnë 100 familje në nevojë

Stone Castle dhe Zero Pozitive Publicis ndihmojnë 100 familje në nevojë

December 11, 2018

Më 10 dhjetor, Zero Pozitive Publicis dhe Stone Castle së bashku ndihmuan 100 familje në nevojë nga komunën e Obiliqit. Gjatë kësaj periudhe ku po mbizotëron moti i ftohët, shumë familje nuk janë aq me fat sa të shijojnë festat e fundvitit si pasojë e kushteve të rënda.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi shprehu mirënjohje dhe shtoi se ky aktivitet ishte shumë i nevojshëm, pasi që komuna e Obiliqit ka numrin më të madh të rasteve sociale.

Pesëdhjetë pako ushqimore si dhe 400 xhaketa të dimrit iu shpërndanë familjeve të kësaj komune, “ky është vetëm një gjest i vogël që po vazhdon të bëhet një traditë. Çdonjëri prej nesh nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha, por ndryshimet e vogla të bëra me një zemër të madhe janë po aq të rëndësishme” tha Genc Meraku nga Zero Pozitive Publicis.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Stone Castle,  Ismet Hulaj foli për rëndësinë e kësaj iniciative për këto familje, ai tha se ky aktivitet është bërë një traditë dhe se kjo do të vazhdojë edhe në qytete të tjera.

Familjet u përzgjodhën nga Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, i cili u përqendrua më shumë tek nënat vetushqyese.

Ky gjest është një shembull, i cili duhet të praktikohet sa më shumë, qoftë edhe për një person, sidomos gjatë kësaj kohe të vitit.

 

Për më shumë informohuni në:

 

RTV21 Media

Gazeta Blic

Gazeta Express:

KosovaPress

Republika e Kosoves

Bota Sot

 

The gallery was not found!