Sparkling Wine

Koseco

Koseco

Stone Castle ka kënaqësinë e madhe të prezantojë KOSECO, verën e pare me gaz, në shtetin tone. Me kënaqësi ju njoftojmë se jemi frymëzuar nga përvjetori I 10-të I pavarësisë së Kosovës, një ditë e mrekullueshme për t’ju prezantuar këtë verë të jashtëzakonshme me gaz.

Veraria Stone Castle në luginën e Rahovecit historik ndodhet në Evropën Jug-Lindore.
Kjo zonë është e njohur për traditën e saj në prodhimin e verës prej më shumë se 2000 vjet që nga Iliria e lashtë. Me një klimë të favorshme prej 270 ditësh në vit me rreze të diellit, dhe të vendosura në rreth 500 metra mbi nivelin e detit, kjo I bën vreshtat tona shtëpi të përsosur për rrush të shkëlqyeshëm.

Verë me Gaz KOSECO

Kjo gazues e gjithanshme është e përsosur për të pirë në çdo kohë, nga shijimi I një mbrëmje relaksuese në shtëpi, deri tek festimi I momenteve të paharrueshme të jetës. 10 vjetori I pavarësisë së Kosovës është një ditë e shkëlqyeshme për t’u festuar me ketë verë elegante me gaz.

Shija e saj e veçantë dhe e jashtëzakonshme zotëron gjithçka që një entuziast i verës me gaz dëshiron të shijojë. E lehtë por megjithatë e butë, e pasur dhe elegante, Koseco është e vështirë t’i rezistojë për shkak të thellësisë së saj të bukur. Është e bërë nga rrushi Riesling, i cili është lloji tipik i rajonit të Rahovecit.

  • Varietore Riesling
  • Alkohol 12.0% vol
  • Rajoni Rahoveci Valley