Cognac

Verak aged 25 years

Verak aged 25 years

Verak X.O. është një raki e bërë nga metodologjia jonë e vjetër e Konjakut nga distilati i marrë nga variantet e zgjedhura me kujdes të rrushit të bardhë. Poashtu, ruhet për 10-25 vjet në fuçi lisi nga druri prej pesëqind litra, të ruajtur në bodrumet nëntokësore të Verarisë Stone Castle. Trashëgimia e paraardhësëve tonë lejoi karakter të fortë dhe aromë të plotë trupi, si erëza pylli, vanilje, puro dhe pisha pyjore, për të lehtësuar gjallërinë e kënaqësisë për një ngjarje të paharrueshme.

Verak aged 25 years Brandy

Ky verak ruhet në bodrumin tonë të vjetër të Stone Castle në kushte të veçanta të dhomave për të krijuar atmosferën e përsosur për plakjen e këtij thesari kombëtar për të cilin jemi të gjithë krenarë. Të ecësh nëpër këtë bodrum është si të hysh në historinë tonë dhe t’i takosh legjendat e kohës ilire, dhe të kërkosh sekretin e hijeshisë dhe delikatesës së kësaj rakisë.

Verak XO ka një histori të gjatë të prodhimit; ka hasur në shumë situate të pahijshme që kanë trazuar rajonin përgjatë histories, duke përfshirë disa luftëra të ndryshëm. Përgjatë gjithë këtyre situatave, metodologjia e prodhimit asnjëherë nuk ka ndryshuar. Distalata e nevojshme për prodhimin e Verakut është ruajtur dhe mshefur mbrenda në bodrum me qëllimin që mos të shkatërrohej në atë kohë.

  • Ageing 25 Years
  • Region Rahoveci Valley
  • Alcohol 40% vol
  • Bottled 1000ml