Gjergji po vjen

Gjergji po vjen

July 20, 2018

Për nder të vitit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit kombëtar, princit shqiptar të Arbërisë, Stone Castle vjen me një verë speciale, “Gjergj Kastrioti -Vranac i lashtë”. Kjo verë është punuar me pasion dhe përkushtim ndaj historisë, me vulën e kësaj trashëgimie Sophie Castriota mbesës së heroit tonë.
Stone Castle duke qenë shtëpi e një kulture shumëvjeçare e prodhimit të verës, me shumë përkushtim arriti të krijon verën e fisnikëruar dedikuar heroit tonë kombëtar. Rrushi i lashtë Vranac është me prejardhje autoktone dhe ka cilësi të lartë. Ky rrush kultivohet në lartësi mbidetare prej 350-450 metrash në majat e vreshtave ë të lashta të Stone Castle, në tanqe speciale fermentimi dhe ruhet në fuçi lisi hungarezo-amerikan për 9 muaj.
Thuhet se pas çdo fitore të një beteje, Gjergj Kastrioti festoi me një dolli, e këtë traditë të fitores do ta vazhdojmë me verën “Gjergj Kastrioti -Vranac i lashtë” që do të mbetet ndër më të veçantat e Stone Castle.

Gëzuar Kosovë! Tokë e lashtë e Arbërisë!