Një hap para drejt Panamasë

Një hap para drejt Panamasë

October 25, 2018

Suksesi nuk është i lehtë, mirëpo puna e vështirë gjithmonë rezulton me të. Këtë herë arritëm ta shohim këtë me pjesëmarrjen në konferencën e njohur ndërkombëtare, “Expo Logistica 2018” në Panama të Amerikës Qendrore.

Hapja solemne e konferencës u bë më 18 tetor nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Anton Berisha dhe Presidenti i  “Expocomer” Jorge Garcia.  Z. Berisha prezantoi mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në fushën e teknologjisë dhe logjistikës.

 Gjatë konferencës u prezantuan dhe shërbyen edhe verërat e Stone Castle. Kjo konferencë ishte një tjetër hap i madh përpara pasi që konferenca mbledh së bashku ekspertët më të njohur në sektorin e logjistikës dhe është pozicionuar si një nga më të rëndësishmit, për asetet tregtare dhe logjistike që konsiderohen të klasit botëror.

 Stone Castle është mirënjohës për mbështetjen dhe për iniciativën që mori Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama.