Një pjesë e Stone Castle në mesin e Prishtinës

Një pjesë e Stone Castle në mesin e Prishtinës

October 2, 2018

Qyteti i Prishtinës njihet për kafeteritë e shumta të sajë, për makiatot më të mirë në botë si dhe për rininë energjikë që shijojnë mbrëmjet e tyre të shoqëruara nga një gotë verë. Por përveç kësaj, ka diçka të rëndësishme që i ka munguar qytetit, një dyqani të verës.

Për të qënë më afër konsumatorëve, Stone Castle vendosi të hapë dyqanin e parë me verë vendore në mesin e Prishtinës. Entuziastët e verës dhe njerëzit e impresionuar nga degustimi i verës dhe vizitave në Stone Castle në Rahovec, tash mund të gjejnë verërat e tyre të preferuara në këtë dyqan.

Duke qenë se është në mes të Prishtinës, përballë monumentit të Newborn-it dhe pak minuta larg atraksioneve kryesore në qytet, dyqani ofron një zgjidhje të përshtatshme për turistët, si dhe për diasporën tonë të cilët duan të marrin një pjesë të vendlindjes me vete.

Ky dyqan gjithashtu ofron një mundësi të bukur për dhurata të ndryshme të verës. Në këtë vend çdo shishe ka një histori për të treguar, nga likeri i përkryer deri te rakija e pjekur në bakër dhe veraku i cili me krenari është ruajtur për 25 vite me radhë.

Prishtina nuk ka qenë kurrë më afër vreshtave!

Gëzuar!