Pinot Grigio në Vreshtat e Stone Castle

Pinot Grigio në Vreshtat e Stone Castle

May 7, 2018

Me rëndësin e madhe që kanë vreshtat dhe llojet e rrushit për Stone Castle, në fashtin Polluzhë të Rahovecit është bërë një investim në një sipërfaqe prej 55 hektarë. Gjatë ceremonisë së mbjelljes së fidanëve, përveç pronarit të kompanisë Z. Rrustem Gecaj dhe drejtorit gjeneral Z. Ylber Bajraktari mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit Z. Smajl Latifi.

Përveç llojit Pinot Grigio janë mbjellur edhe shumë varietete tjera të reja të rrushit si: Pinot Noir i Bardh, Traminec Aromatik, Riesling Italian dhe Shiraz. Vreshtat e mbjellura jo vetëm që do të rrisin kapacitetin e prodhimit mirëpo edhe do të kontribojnë në krijimin e llojeve të reja të verërave duke e zgjeruar edhe më tutje gamën e produkteve të Stone Castle.

Me krenari Stone Castle  kujdeset për rritjen e rrushit me cilësinë më të mirë, në një pronë private që përfshin 2200 hektarë tokë të punueshme nga të cilat mbi 600 hektarë janë vreshta aktive. Një investim mbi 15 milionë dollarë ka ndihmuar dhe avancuar përpunimin teknologjik, trajnimin profesional, dhe revitalizimin e hardhive.