Sparkling Wine

Koseco

Koseco

Stone Castle ka kënaqësinë e madhe të ju prezantojë verën Koseco, verën e parë të gazuar në vendin tonë. Kemi nderin të ju rrëfejmë se inspirimi jonë erdhi nga 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, ditë e veçantë kjo për të prezentuar këtë verë të jashtëzakonshme. Stone Castle gjendet në luginën historike të Rahovecit, në juglindje të Evropës. Kjo zonë është e njohur për traditën e lashtë të prodhimit të verës për më shumë se 2000 vjet, që nga kohërat antike të Ilirisë. Klima e favorshme prej 270 ditë me diell në vit, dhe pozicioni rreth 500 metra mbi nivelin e detit, bën që vreshtat tanë të jenë shtëpi e përsosur për rrush të shkëlqyer.

 

Verë e shkumbuar KOSECO

Kjo verë e gazuar është e përshtatshme për tu pirë në çdo kohë, duke filluar nga netët relaksuese në shtëpi e deri tek festimi i momenteve mbresëlënëse të jetës. 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment i mrekullueshëm për tu festuar me këtë verë të gazuar elegante.

Shija e saj e freskët dhe e veçantë përmban gjithçka që një entuziast i verës së gazuar kërkon. E lehtë por e pasur dhe elegante, Koseco është mjaft e vështirë për t’u rezistuar për shkak të thellësisë së shijes të saj. Përbëhet nga rrushi Riesling, që është një llojshmëri tipike e rajonit të Rahovecit.

  • Variateti Riesling
  • Alkool 12.0% vol
  • Regjioni Rahovec