Stone Castle

Chardonnay Reserve

Chardonnay Reserve

Verë e kualitetit kulminant me origjinë të mbrojtur gjeografike. Prodhohet nga përzgjedhja me dorë e rrushit më të mirë Chardonnay. Rrushi kultivohet në majat e kodrave të vreshtave të Stone Castle, me lartësi mbidetare prej 480 metrash dhe me ekspozim të gjatë diellor. Vera procesohet në fuçi të vogla fermentimi, për të krijuar kështu shijen e kualitetit më të lartë.

Kjo verë, mes tjerash ka aroma të jaseminit, vjollcës dhe vanillës. Poashtu ka shije të mollës, ananasit dhe pjeshkës, që japin një ndjesi të pastër dhe amëz të shkëlqyer. Vera ruhet për 9 muaj në fuçi lisi francez.

Vjetërsia 9 months
Tipi i Verës White
variateti Chardonnay Reserve
regjioni Rahoveci Valley
alkooli 13.5% vol
shërbehet 10° - 13°C
mbushet 750ml

të ngjashme

Lulëkuqja e Kosovës

Verë e kuqe, gjysmë e ëmbël cilësore, me origjinë të mbrojtur gjeografike. Prodhuar nga rrushi Pinot Noir dhe Vranac, të vjelur me dorë në vreshtat e Stone Castle.

Më shumë
Zambaku i Kosovës

Verë e bardhë gjysmë e ëmbël cilësore, me prejardhje të mbrojtur gjeografike. Prodhuar nga përzierja e rrushit të Riesling dhe Rhine Riesling, të cilët janë të vjelur me dorë në vreshtat e Stone Castle në Rahovec.

Më shumë
Vranac Premium

Verë me cilësi të lartë dhe prejardhje të mbrojtur gjeografike. Rrushi i vjelur me dorë ka prejardhje autoktone nga Ballkani. Kultivohet në lartësi mbidetare prej 350-450 metrash në majat e vreshtave të Stone Castle.

Më shumë
Riesling Bag & Box

Verë e bardhë e thatë e kualitetit të lartë, me prejardhje të mbrojtur gjeografike. Prodhuar nga rrushi Riesling, i rritur në vreshtat e StoneCastle.

Më shumë