Cognac

Verak X.O

Verak X.O

Verak X.O. është një pije e prodhuar me metodat tona të vjetra nga distilati përfituar nga varietetet e rrushit të bardhë të përzgjedhura me kujdes me dorë. Ruhet për 10 deri në 25 vjet në fuçi druri prej pesëqind litrash, të depozituara në bodrumet nëntokësore të verarisë së Stone Castle. Trashëgimia e paraardhësve tanë lejoi karakterin intensiv dhe shijet e plota si erëza pyjore, vanillë, puro dhe pisha pylli, për ta nxjerrë kështu gjallërinë e gëzimit për çdo ngjarje të paharrueshme.

Verak XO Brandy

Verak ruhet në bodrumin e vjetër të Stone Castle në kushte të veçanta të dhomës për të krijuar atmosferë të përkryer për ruatjen këtij thesari kombëtar, të cilin ne të gjithë jemi krenar. Të kalosh nëpër këtë pjesë ku përpunohet Verak-u është si të hysh në historinë tonë dhe të takohemi me legjendat e kohës ilire, dhe të kërkojmë për sekretin e elegancës dhe delikatesës së kësaj pije.

Verak XO ka një histori të gjatë prodhimi; ajo ka duruar shumë situata të pakëndshme që kanë trazuar rajonin gjatë gjithë historisë, duke përfshirë luftëra të shumta. Gjatë gjithë këtyre situatave metodologjia e prodhimit nuk ndryshoi kurrë. Distilimi i nevojshëm për prodhimin e Verakut u ruajt dhe u fsheh brenda bodrumit kështu që nuk do të shkatërrohej dhe dëmtohej.

  • Vjetërsia 10 Vite
  • Regjioni Rahovec
  • Alkooli 40% vol
  • Mbushja 1000ml