Stone Castle me 8 çmime nga “Ultimate Beverage Challenge” në New York

Stone Castle me 8 çmime nga “Ultimate Beverage Challenge” në New York

June 26, 2018

Stone Castle edhe këtë herë është rikthyer me një numër edhe më të madh të çmimeve nga konkursin më i madh i pijeve alkoolike në Amerikë “Ultimate Beverage Challenge”.

Me një numër prej gjithësej 8 çmimeve ndër të cilat Merlot Selection dhe Rose u vlerësuan me më së shumti pikë.

Merlot Selection 2014 u vlerësua me 94 pikë nga 100, me titullin “ Chairman’s Trophy”, me titullin e ekselencës si dhe me titullin “Great Value” ndërsa është përshkruar si një verë e lehtë dhe elegante, me strukturë të mjaftueshme për t’u kombinuar me biftek por prap e lehtë për të shkuar me ushqime deti.

Edhe Rose ka marr 90 pikë nga 100, është shpërbly me titullin e ekselencës si dhe titullin “Great Value” dhe është përshkruar si një verë e balancuar dhe shumë freskuese.

Me titullin “Great Value” u vlerësuan edhe Cabernet Sauvignon 2015, Cabernet Sauvignon Reserve 2015, Chardonnay 2016, Reserve Chardonnay 2016 gjitha këto vera u vlerësuan me nga 89 pikë nga 100.

Ndërsa Merlot 2015 u vlerësua me 86 pikë, kurse Pinot Noir me 85 pikë. Këto gjithsej 8 çmime e bënë Stone Castle të kthehet nga konkursi me shumë krenari. Ne jemi krenarë që përfaqësojmë vendin tonë me verërat më të mira në Ballkan.

Ultimate Beverage Challenge është konkursi më prestigjioz global i pijeve alkoolike. Ky organizim mbahet çdo vit në New York dhe këtë vit kishte një numër rekord të pjesmarrësve prej 52 vende të botës. Konkursi siguron një vlerësim profesional për çdo produkt dhe rezultate të cilat arrijnë tek më shumë se 72,000 influencues të verërave dhe pijeve alkoolike në tregjet e SHBA-së.