“Stone Castle” me Rose, mbështetë gratë”

“Stone Castle” me Rose, mbështetë gratë”

December 3, 2018

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen, sensibilizimin, zbulimit të hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Stone Castle, nga sot do ta mbështetë këtë kauzë, ku nga secila shitje e Rose-së, ku do në Kosovë, do të ndajë fonde për këtë iniciativë, ku si rezultat do të krijoj kushte më të mira për luftimin e saj. Kjo iniciativë është në koordinim me Qendrën Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit “Jeta”.

Kanceri i gjirit është sëmundja e dytë më e përhapur te gratë. Lajmi i mirë është që, shumica e grave që vuajnë nga kjo sëmundje e luftojnë me sukses, sidomos, kur sëmundja është ende në hapat e parë të zhvillimit dhe zbulohet herët. Prandaj, Stone Castle mbështetë rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.

Bëhuni edhe ju pjesë e ndryshimit me anë të inkurajimit të komunitetit, organizatave, familjeve dhe individualëve që të involvohen në këtë kauzë.

 

Shpresa është më e fortë se frika!