Stone Castle Mik i tokës!

Stone Castle Mik i tokës!

April 24, 2018

Dita e Tokës shënohet që nga viti 1970 në mbarë botën. Edhe këtë vit me 22 Prill në komunën e Prishtinës janë mbajtur një varg i aktiviteteve, ku përveç mirëmbajtjes së hapsirave janë mbjellur qindra fidan e lule.

Stone Castle në kuadër të këtij organizimi, kontriboj me 26 drunjë të mbjellur në oborrin e Fakultetit Teknik, ku edhe fitoj mirënjohje për kontributin e dhënë.

Qëllimi i kësaj dite është që të kontribohet në përmirësimin e mjedisit, çdo dru i mbjellur pasqyron një të ardhme më të pastër e më të bukur.

Me një slogan “Bëhu edhe ti mik i Tokës” Komuna e Prishtinës ftojë një numër të madh të pjesmarrësve dhe mbjelli 800 fidan të ri.