Stone Castle mirëpret delegacionin nga Iowa

Stone Castle mirëpret delegacionin nga Iowa

May 14, 2018

Pas vizitës së pronarëve të kompanisë në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot Stone Castle ka mirëpritur një delegacion prej 50 antarëve, nga shteti Iowa i SHBA-së që është kryesuar nga Zach Nunn, Përfaqësues i Komitetit për Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Iowës, si dhe Timothy Orr, Gjeneral i Gardës Kombëtare të Iowës. Gjithashtu, në këtë mikpritje ishin edhe Kryetari i Kuvendit Z. Kadri Veseli, Kryeministrin i Kosovës Z. Ramush Haradinaj, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama , Kryetari i Komunës së Rahovecit Z.Smajl Latifi, Kryetari i Komunës së Junikut Z. Agron Kuqi , Kryetari i Komunës së Deçanit Z. Bashkim Ramosaj, deputeti i parlamentit të Kosovës Z.Daut Haradinaj, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Z.Qemal Minxhozi.

Mysafirët u mirëpritën nga Familja Gecaj dhe ekipi menaxhuese i Stone Castle në një darkë solemne në budrumin më të madh të verës në Europën Juglindore. Përveç që u prezantua historia e Stone Castle, të ftuarit patën mundësinë të bëjnë edhe degustimin e verërave të Stone Castle.

E veçant e kësaj darke ishte prezantimi i verës nga shitja e së cilës do të financohet studimi në shtetin e Iowës për një student nga Kosova. Ekipi i Stone Castle kishte nderin të ndajë me këtë delegacion edhe planet e ardhshme zhvillimore në turizëm. Nder i veçantë ishte edhe pranimi i mirënjohjes nga ky delegacion për familjen Gecaj.

Me shumë entuziazëm Stone Castle do të punojë edhe më tutje në përforcimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.