Stone Castle në Japoni

Stone Castle në Japoni

May 18, 2018

Në Japoni është organizuar për herë të parë “Muaji i Kosovës në Japoni” një organizim i bërë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA, nga data 3 maj deri më 2 qershor 2018.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Stone Castle, falë aktiviteteve të shumta ku përveç ekspozitës special me veshje tradicionale, ekspozitës së fotografive “Kosova e bukur”, seminarit për kulturën dhe turizmin e menytë e ushqimit kosovar të cilat u shërbyen u mbajt edhe seminari “Kosova: Një destinacion gastronomik!” që mundësoj degustimin e verërave nga Kosova.

Ky seminar u mbajt me 9 maj 2018, në hapësira të JICA Global Plaza në Ichigaya, Tokyo. Rreth 100 pjesëmarrës ishin prezent , media, përfaqësues të kompanive importuese të verërave, institucione japoneze, njerëz të interesuar në ushqimin dhe pijet e Kosovës.

Stone Castle u ndje krenar me komentet pozitive të larta për cilësinë e verës kosovare në fjalimin e rastit të ambasadorit të Kosovës në Japoni, SH. T. Z. Leon Malazogu si dhe ish-Ambasadorit të Japonisë në OKB, Sh. T. Z. Yoshifumi Okamura, po ashtu edhe për interesimin e pjesëmarrësve në blerjen e verërave në Japoni.