Verak X.O. vlerësohet ndër më të mirët në Europë

Verak X.O. vlerësohet ndër më të mirët në Europë

April 4, 2018

Në konkursin më të madh të pijeve alkoolike në Amerikë “Ultimate Beverage Challenge” Stone Castle është vlerësuar me 93 pikë nga 100 dhe me titullin e ekselencës për Verak X.O. tani të vlerësuar si një prej më të mirëve në kategorinë “European Brandy”.
Gjithashtu Verak X.O. ka qenë finalist në Ultimate Beverage Challenge për vitin 2018, dhe është vlerësuar me titullin “Great Value” ndërsa është rekomanduar me 5 yje për përdorimin në koktejin e famshëm “Sidecar” që zakonisht bëhet me konjak.
Veraku është përshkruar me shtresa dekadente të frutave të thata, të çokollatës, anise të tymosura dhe nougat kremoz. Me një cilësi të dallueshme dhe një strukturë mëndafshi që reflekton aromat e lartëpërmenduara dhe merr një përfundimi të freskët.

Ultimate Beverage Challenge është konkursi më prestigjioz global i pijeve alkoolike i cila ofron rezultatet më të besueshme në tregun e sotëm. Ky organizim mbahet çdo vit në New York dhe këtë vit kishte një numër rekord të pjesmarrësve prej 52 vende të botës.
Konkursi siguron një vlerësim profesional për çdo produkt dhe rezultatet shpërndahen tek shitësit, distributorët, restorantët, lokalet-baret dhe konsumatorët përmes Beverage Media, i cili arrinë tek më shumë se 72,000 influencues të verërave dhe pijeve alkoolike në tregjet e SHBA-së.
Vreshtat dhe Veraria e Stone Castle janë thesar në zemër të rajonit të Rahovecit që ka kulturë 2.000 vjeçare të prodhimit të verës. Verak X.O. ruhet në bodrumin e vjetër të Stone Castle në kushte të veçanta të dhomës për të krijuar atmosferë të përkryer për ruajtjen këtij thesari kombëtar, për të cilin të gjithë jemi krenar.

Çertifikata nga Ultimate Beverage