Vizitë në verarinë e historisë dhe traditës

Vizitë në verarinë e historisë dhe traditës

August 28, 2018

Në rajonin e Rahovecit, në kalanë e frymëzuar prej kohës Ilire të bërë prej gurit ju mund të gjeni Stone
Castle, një nga veraritë më të mëdha në Evropë. Vend i përkryer për një eksperiencë të degustimit të
verës me shoqëri apo familje, ku historia gjindet në secilën shishe.

Duke pas parasysh se fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar një vend të tillë, veraria e Stone Castle është
e hapur për vizitorë çdo ditë për një eksperiencë të paharrueshme. Vizitorët kanë mundësinë e
degustimit të verës, të mësojnë rreth prodhimit të verës dhe historisë së verarisë, të vizitojnë bodrumin
më të vjetër dhe më të madh në Evropë si dhe të shijojnë ushqim tradicional. Vizita e kësaj verarie jo
vetëm që prek zemrat e entuziastëve të verës, por gjithashtu ofron një eksperiencë të veçantë për të
gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë me traditë dhe verëra magjepse.

Me vendndodhjen e saj të përkryer në vreshtat bregore të Rahovecit, në një lartësi prej 350 deri 520
metra lartësi mbidetare, Stone Castle është e specializuar në rritjen e rrushit të cilësisë së lartë. Përveç
prodhimit të verës kulminante, Stone Castle prodhon edhe rakinë që prodhohet me metodat tona të
vjetra të prodhimit të konjakun 10 vjeçar “Verak”, likera si dhe rakinë tradicionale të rrushit.

Duke qenë veraria më e madhe private në Evropë, e pajisur me një bodrum me kapacitet
ruajtje prej 3 deri 5 milion litra fuçi prej druri, verari dhe vreshtat e Stone Castle janë një vend i
domosdoshëm për të vizituar nga të gjithë ata që dëshirojnë të impresionohen nga puna e pa ndalshme
dhe pasioni për verën.

Për planifikimin e vizitës dhe më shumë informata, vizitoni linkun më poshtë.

Planifikio vizitën në verarinë Stone Castle