Një hap përpara në Panama

Suksesi nuk është i lehtë, por puna e vështirë gjithmonë rezulton me të. Këtë herë ishim të lumtur kur pamë se duke marrë pjesë në një konferencë të njohur ndërkombëtarisht, “Expo Logistica 2018” in Panama, Central America.

Konferenca u hap më 18 tetor nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Anton Berisha dhe Presidenti i “Expocomer” Jorge Garcia. Z. Berisha prezantoi mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në fushën e teknologjisë dhe logjistikës.  

Gjatë konferencës u prezantuan dhe u shërbyen verërat e Stone Castle. Kjo konferencë ishte një tjetër hap i madh përpara pasi që konferenca mbledh së bashku ekspertët më të njohur në sektorin e logjistikës dhe është pozicionuar si një nga më të rëndësishmet në atë rajon, për asetet tregtare dhe logjistike që konsiderohen të klasit botëror.  

Stone Castle është shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe për iniciativën që Ambasada e Republikës së Kosovës në Panama ka marrë.  

Posted in

Vreshtat dhe Veraria e Stone Castle

Kategori

Abonohu!