Rreth nesh

Një histori në çdo shishe

Vreshta dhe Veraria të Stone Castle, një perlë e fshehur në zemrën e Rahovecit, është një prone private e cila përbëhet prej më shumë se 2247 hektarë tokë dhe vreshtave premium.

Veraria është ndërtuar në vitin 1952 dhe, që nga viti 2006, është nën pronësinë dhe operimin e familjës Gecaj.

Deri më tani, kompania ka një prodhim të verës nga dhjetë deri në trembëdhjetë milion litra në vit dhe aftësinë për të përpunuar rreth 70,000 ton rrush verë në vit. Një valë e madhe investimesh dhe inovacioni me vlerë mbi 15 milion dollarë ka ndihmuar dhe përparuar procesimin teknologjik, trajnimet profesional, rigjallërimin e hardhive dhe më shumë.

 

Ekziston një bodrum vere me një depozitë prej 50,000 HI në fuçi druri, të gjitha që e bëjnë atë një nga veraritë më të mëdha private në Evropë. Veraria Stone Castle ka tregjet aktuale në Ballkan, Gjermani dhe Zvicër, madje edhe në Afrikë, dhe poashtu tani është e ngazëllyer të jetë edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara.

Stone Castle krenohet shumë me rritjen e rrushit të cilësisë më të lartë dhe prodhimin e verërave premium të afrueshme, ndërsa duke i kombinuar përparimet më të fundit teknologjike me metodat tradicionale të prodhimit të verës. Nga mbledhja me duar të rrushit që plotësojnë standardet dhe deri në fermentimin, plakjën në fuçi lisi, shishet, tapat dhe etiketimet, ka aq shumë gjëra që shkojnë në çdo shishe verë.

 

“Në bazë të kapacitetit të magazinës dhe vreshtave në vetë-pronësinë e saj, Stone Castle është njëri nga veraritë më të mëdha në Evropë.”

 

 

Rritja e Rrushit

Kompania Stone Castle zotëron 2200HA tokë të punueshme nga e cila mbi 600HA janë vreshta aktive. Vreshtat e ndërmarrjes Stone Castle janë pozicionuar në kodrat e buta të komunës Rahovec në lartësi prej 350 deri në 520 metra të nivelit të detit dhe janë të ekspozuar ndaj rrezatimit diellor gjatë së cilës mundëson prodhimin e rrushit të një cilësie tejet të lartë. Vreshtat e ndërmarrjes Stone Castle janë kultivuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve dhe masave të përparuara agroteknike.

 

 

Korrja

Vjelja e rrushit në Stone Castle bëhet në mënyrë manuale me dorë nën mbikëqyrjen e stafit ku bëhet vlerësimi i pjekurisë teknologjike. Korrja në Stone Castle fillon në fillim të Shtatorit dhe përfundon në gjysmën e dytë të Tetorit.

 

 

Deponimi

Në këtë kompani, deponimi i verës bëhet në enë prej çeliku inox dhe në ambiente specifike (kryesisht në tanka nëntokësore) për deponim. Verërat e bardha ruhen në kontejnera prej çeliku inox, ndërsa verërat e kuqe në tanka prej çeliku inox, dhe verëra cilësore në fuçi prej druri që Stone Castle ka një nga kapacitetet më të mëdha të bodrumit nëntokësor prej 5.000.000 litra, ku temperaturat janë konstante gjatë gjithë vitit, nga 13 deri në 16 gradë celsius. Deponimi i verërave të paketuara bëhen në depo moderne me një sistem izolimi dhe temperaturë konstante.

 

Tregu

Pas privatizimit të Stone Castle në vitin 2006, kompania ka qenë e fokusuar në zgjërimin e prezencës të saj në tregun ë brendshëm, megjithëse tregu tashmë veç kishte qenë tejet konkurrues. Por, duke pasur një vision dhe strategji të qartë për të ardhmën dhe duke qenë të përkushtuar, kompania tani ka arritur që t’a pozicionojë vetën dhe produktet e saj me shumë sukses në tregun e brendshëm. Si rezultat I cilësisë të lartë dhe shërbimeve të shpejtë, prezenca e kompanisë në tregun Kosovar është mbi 65%. Përveç tregut të brendshëm, synimi kryesor I verarisë është të arrihet një vendosje dhe prezencë më e madhe në tregjet rajonale, Europiane, dhe ato ndërkombëtare. Falë produkteve cilësore dhe investimeve të pronarit të ndërrmarjës, Z. Rrustem Gecaj, veraria ka arritur që të depertojë në rajone të ndryshëm, sikur ato të: Evropës, Azisë, Afrikës, dhe tregun Amerikan. Vreshta dhe Veraria Stone Castle eksporton produktet e saj në: Gjermani, Zvicër, Republikën Çeke, Kroaci, Shqipëri, Kanadë, dhe poashtu synon të depertojë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, dhe Belgjikë.