STONE CASTLE

Gjergj Kastrioti – Ancient Vranç

GJERGJ KASTRIOTI – ANCIENT VRANÇ

Gjergj Kastrioti – Ancient Vranç

Që nga Arbëria e lashtë e Skënderbeut, e deri më sot, rrushi i vjelur me dorë në kantinat shqiptare, është ruajtur si një thesar i çmuar. Mes pasionit dhe historisë, Stone Castle është shtëpia e një kulture të prodhimit të verës prej shumë vitesh. Stone Castle rrit me krenari Vrançin, rrushin me origjinë të lashtë, për të prodhuar një verë fisnike me një traditë të përcjellë brez pas brezi dhe kushtuar heroit tonë Gjergj Kastriot Skenderbeut: princit shqiptar të Arbërisë, simbolit të bashkimit kombëtar. Është një verë e cilësisë së lartë me origjinë të mbrojtur gjeografike. Rrushi i vjelur me dorë është i varietetit autokton dhe kultivohet në lartësinë 350 – 450 metra në majat e kodrave të vreshtave Stone Castle. Vera prodhohet me tanke speciale fermentimi dhe më pas ruhet në fuçi lisi amerikan hungarez për 9 muaj.

WINE_TYPE Kuqe
VARIETAL Balkan Variety
REGION Rahoveci Valley
ALCOHOL 12.5% vol
BEST_SERVED 15° - 18°C
BOTTLED 750ml & 187ml