Zero Pozitive dhe Stone Castle ndihmuan 100 familje në nevojë!

Në datën 10th Dhjetor, Zero Pozitive dhe Stone ndihmuan së bashku 100 familje në nevojë, në Komunën e Obiliqit. Në këto ditë të ftohta dimri, shumë familje fatkeqësisht nuk kanë fatin të shijojnë pushimet për shkak të kushteve të këqija financiare.

Kryetari i Komunës së Obiliqit  Xhafer Gashi shprehu mirënjohjen e tij dhe shtoi se ky aktivitet ishte shumë i nevojshëm pasi që komuna ka numrin më të madh të familjeve në nevojë.

Në këtë aktivitet familjeve iu ndanë 50 pako ushqimore si dhe 400 pallto dimërore, “ky është vetëm një gjest i vogël që po vazhdon të kthehet në traditë. Jo secili prej nesh mund të bëjë ndryshime të mëdha, por ndryshimet e vogla të bëra me zemër të madhe janë të rëndësishme”, tha Genc Meraku, Kryetar i Zero Pozitive Publicis.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesi i Stone Castle, Ismet Hulaj, foli për rëndësinë e ndihmës së këtyre familjeve, tha se ky aktivitet është bërë traditë dhe se do të vazhdojë edhe në qytete të tjera.

Familjet u zgjodhën nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Mjekiqi, i cili fokusi i tij ishte më shumë te nënat e pavarura.

Ky veprim është një shembull për të gjithë ne, për të parë dhe përhapur lumturinë sa më shumë që të jetë e mundur edhe nëse është për një person sidomos në këtë periudhë të vitit.

Për më shumë informacion vizitoni:

RTV21 Media

Gazeta Blic

Gazeta Express:

KosovaPress

Republika e Kosoves

Bota Sot

Posted in

Vreshtat dhe Veraria e Stone Castle

Kategori

Abonohu!